Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Lisbonë të Portugalisë, ku është pritur nga homologu i saj Marcelo Rebelo de Sousa, përcjell KosovaPost.
Osmani në një postim në “X” ka falënderuar presidentin portugez për pritjen e ngrohtë.
“Këtë vit ndërsa vendet tona shënojnë 15 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Osmani.Presidentja Osmani ka shkuar edhe në Facbook për takimin me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.
“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Sipas Osmanit, Portugalia është një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin ‘na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm’.