Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, nesër do ta vizitojë Kosovën, përcjell KosovaPost.
Lammy do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 8:25, dhe pas takimit do të ketë prononcime për media, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
“Në orën 08:25, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.