Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Autoritetit për Kulturë dhe Arte, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Takimi u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po mbahet Samiti Botëror për Qeverisje.
“Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit për Kulturë dhe Arte. Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi; ka hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, tha Osmani.
Ky është një nga takimet e shumta që presidentja ka zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë pjesëmarrjes së saj në Samit.


























