Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në “X”, ku tregoi edhe për çfarë kanë diskutuar.
“Ne patëm një shans për të diskutuar mbi samitin e ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor dhe rrugën tonë të integrimit evropian. Kosova vlerëson marrëdhëniet e saj të forta me Holandën dhe ne jemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar e para e vendit, njofton KosovaPost.
Kujtojmë se Osmani po qëndron në Francë pasi atje është bërë rihapja e katedrale ikonike Notre-Dame.