Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në prag të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Osmani dhe Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite, transmeton KosovaPost.
Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së.
Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës.