Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth.
Osmani tha se me Rothin patën diskutim të hapur dhe miqësor, teka e cilësoi si zë të fuqishëm në krah të Kosovës.
“Ne diskutuam se si mund të ecim përpara me hapat që e çojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë më afër institucioneve euroatlantike”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit më herët u prit nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.