Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me senatoren republikane, Joni Ernst.
Osmani tha se me Ernst folën për rëndësinë strategjike të koordinimit me ShBA-të, me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të përbashkëta strategjike.
“Siguria e paqja e qëndrueshme i shërbejnë edhe bashkëpunimit të shtuar ekonomik, si dhe atij në fusha të tjera të interesit të ndërsjellë, andaj mbetemi të përkushtuar për koordinim e komunikim të ngushtë në këtë drejtim”, shkroi Osmani, transmeton KosovaPost.
E para e shtetit, gjatë qëndrimit të saj në ShBA, gjatë ditës ka zhvilluar edhe takime të tjera.