Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
“Ishte kënaqësi ta takoj presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, tha Osman