Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Republikës franceze, Olivier Guérot.
Siç njoftojnë nga Presidenca, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Në këtë takim, presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.