Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Në Facebook, Osmani njofton se me Ruge ka diskutuar për forcimin e sigurisë, stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike për Kosovën.
“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar presidentja në Facebook, njofton KosovaPost.
Bashkë me presidenten, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.