Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nobelisten Nadia Murad, një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, përcjell KosovaPost.
Osmani tha se Murad ndodhet për vizitë në vendin tonë për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej.
“Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë”, ka thënë ajo, njofton Presidenca e Kosovës.