Përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës,e ka përkujtuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke u shprehur se Tërrnja është plagë e hapur, është kujtesë e përjetshme e sakrificës sonë për liri dhe një betim për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për atdheun, përcjell KosovaPost.
“Në orët e hershme të mëngjesit të 25 marsit të vitit 1999, forcat gjenocidale paramilitare serbe hynë në fshatin Tërrnje të Suharekës dhe masakruan 46 martirë, ndër të cilët gra, pleq e fëmijë. Disa prej viktimave ishin banorë të fshatit, e të tjerët ishin mysafirë nga fshatrat Studençan dhe Randobravë, të cilët kishin kërkuar strehë tek familjet e Tërrnjes”, ka shkruar Osmani.
Ajo po ashtu kujtoj se tetë banorë ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë.