Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar popullin kroat për Ditën e Pavarësisë së Kroacisë, përcjrll KosovaPost.
Me anë të një postimi në “X”, ajo vlerësoi aleancën mes Kosovës dhe Kroacisë.
Mest ë tjerash, ajo vlerësoi edhe mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në rugën euroatlantike të Kosovës.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për të gjithë miqtë tanë në Kroaci! Ne e vlerësojmë aleancën e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, lidhjet e forta mes popujve tanë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo.