Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Pakistanin për ditën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “X”, Osmani ka uruar presidentin e këtij shteti, Asif Ali Zardari.
Presidentja, Vjosa Osmani ka shkruar se mbesin të përkushtuar për forcimin e miqësisë mes të dyja vendeve.
“Urime për @PresOfPakistan Asif Ali Zardari dhe popullin e Pakistanit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Pakistanit! Republika e Kosovës ju bashkohet në festimin e unitetit, shpirtit dhe trashëgimisë së pasur që përfaqësojnë kombin tuaj të madh. Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani në “X”.