Ish- presidenti Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në një postim të tij në facebook ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Ministrit të Bujqësisë Faton Peci.
Runa Zot nga ministra hajna, mos mirenjohës, arrogant, të paditur, shpifës, gënjeshtarë dhe kontravers!
Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë, sepse, për kauza të rreme dhe interesa të ulëta, nuk hezitojnë të lëndojnë edhe gratë e mbijetuara që kanë humbur familjet dhe gjithçka në luftë.
Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje.