Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli përmes llogarisë së vet, ka njoftuar se është shuar njëra nga nëndegët e LDK-së në kryeqytet. Bëhet fjalë për nëndegën e Sofalisë. Madje Pacolli ka njoftuar se kryetari dhe një pjesë e kësaj nëndege kanë kaluar në Vetëvendosje.
“Kryetari dhe një pjesë e madhe e anëtarësisë kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Pakënaqësitë me qeverisjen e LDK-së në Prishtinë dhe me qasjen e saj në nivel qendror kanë ndikuar në këtë vendim”, ka thënë Pacolli.
Njoftimi i plotë:
Mirëmëngjesi,
Veç thash t’ju tregoj se këtë lajm nuk mund ta lexoni nëpër portale.
Një nga nëndegët më të mëdha të LDK-së në Prishtinë, ajo e Sofalisë, është shuar 🤩
Kryetari dhe një pjesë e madhe e anëtarësisë kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Pakënaqësitë me qeverisjen e LDK-së në Prishtinë dhe me qasjen e saj në nivel qendror kanë ndikuar në këtë vendim. Aktivistë që angazhohen për ideale dhe jo për interesa partiake tani janë pjesë e LV-së 💪.