Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli duke komentuar përgjigjen e përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrelli ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dërguar pesë hapa në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës për shtensionimin e situatës në veri.
Ajo ka thënë se kërkesa e Borrellit që kryetarët në veri të mos punojnë nga ndërtesat e komunave është shumë e padrejtë dhe jodemokratike.
“Nuk mendoj se duhet të bindemi në disa kërkesa që janë jodemokratike dhe cenojnë Republikën e Kosovës. Ne kemi kërkuar edhe nga dy kryetarët tjerë që të shkojnë të punojnë në institucionet e komunës. Kryetarët e komunave e kanë fituar të drejtën që të qëndrojnë në objektet komunale”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se, nuk është refuzuar kërkesa për zgjedhje të reja, por është treguar mënyra se si mund të shkohet në zgjedhje.