Pacolli: Përmirësimi i jetës dhe mbrojtja e mjedisit, prioritete kryesore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka treguar gjashtë projektligjet të cilat synon t’i shtyjë përpara si drejtuese e këtij dikasteri e që thotë se kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

“Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe mbrojtja e mjedisit janë prioritetet tona kryesore. Në këtë drejtim jemi të përkushtuar që përmes një kornize të re ligjore të ndërmarrim hapa konkretë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Pacolli ka renditur 6 projektligjet kryesore që thotë se janë prioritet.

“Këto janë 6 projektligjet kryesore që do t’i shtyjmë përpara në këtë mandat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ato janë: 1. Projektligji për Mbrojtjen e Mjedisit, 2. Projektligji për Mbrojtjen e Natyrës, 3. Projektligji për Mbeturina, 4. Projektligji për Planifikim Hapësinor, 5. Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm, 6. Projektligji për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit”, ka shkruar Pacolli.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish