Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Pacolli ka numëruar disa nga premtimet e bëra nga LVV, të cilat sipas tij, nuk janë realizuar.
“Premtimet elektorale të partisë në pushtet ishin shumë të zhurmshme: Nuk do të ketë asnjëherë bisedime me Serbinë: Derisa Kosova të mos hiqet nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë përbërëse e saj; Derisa të mos na kthehen trupat e pajetë të të pagjeturve; Derisa të mos kthehen librat kadastralë; Derisa të mos paguhen dëmet e luftës; Derisa të mos ndalet financimi i strukturave paralele në Kosovë; Derisa të mos kthehen fondet pensionale; Derisa Serbia të mos e njohë Kosovën. Kjo ishte edhe arsyeja pse ne atë kohë votova për qeverinë Kurti 1”, ka pohuar Pacolli.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.