Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në fshatin Vagovë të Gjakovës, përcjell KosovaPost.
Zjarrfikësit e Gjakovës në faqen e tyre në Facebook kanë publikuar fotografi nga aksidenti si dhe kanë apeluar për kujdes të shtuar në rrugë si dhe respektimin e rregullave të trafikut.
“Ekipet e zjarrfikësve ,Policia dhe Emergjencës janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar dhe për të siguruar personat e lënduar, duke ofruar ndihmën e nevojshme. Apelojmë për kujdes të shtuar në rrugë dhe për respektimin e rregullave të trafikut për të parandaluar aksidentet e tilla. Zjarrfikësit e Gjakovës janë gjithmonë të gatshëm për t’u përgjigjur çdo situate emergjente dhe për të siguruar mbështetje për qytetarët e Gjakovës”, thuhet në postimin e Zjarrfiksave të Gjakovës.