Shqipëria luan sonte ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në udhëtim tek Serbia.
Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen dhe futbollistët janë duke kryer përgatitjet e fundit para kësaj ndeshje.
Në zhveshtoret e stadiumit në prag të daljes në fushë, futbollistët e kombëtares po motivohen me këngë e Ilir Shaqirit.
Në një video të publikuar nga Gazeta Olle, dëgjohet në sfond njëra prej këngëve të ikonës së muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri.


























