Një eklips diellor i njohur si “Unaza e zjarrit” u pa nga Ishulli i Pashkëve, Kili dhe Buenos Aires dhe Argjentina më 2 tetor.
Eklipset diellore ndodhin kur Hëna hedh një hije në Tokë dhe në një eklips total, i gjithë disku i Diellit bllokohet.
Një eklips diellor unazor ndryshon sepse një pjesë e Diellit do të jetë ende e dukshme si një unazë spektakolare me qendrën e bllokuar nga Hëna, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Arsyeja për këtë unazë – e njohur si “unaza e zjarrit” – është sepse Hëna ndodh të jetë në pikën e saj më të largët nga Toka, e quajtur apogje, dhe për këtë arsye duket pak më e vogël në qiell.