Sot, prindërit e nxënësve të shkollës “Faik Konica” organizuan një protestë para Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie për vendimin që fëmijët e tyre të dërgoheshin në shkollën “Xhevdet Doda” për mësim gjithëditor.
Ata shprehën shqetësimin e tyre mbi pasojat e këtij vendimi në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
Prindërit kërkuan një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet, duke i bërë thirrje komunës që të rishqyrtojë vendimin dhe të ofrojë mundësi më të mira për arsimimin e fëmijëve.”