Dy persona kanë vdekur dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur pas një ngjarje të tmerrshme në komunën e Prilly në qytetin e Lozanës në Zvicër.
Siç raporton Blick.ch, tragjedia ka ndodhur pasi e gjithë fasada e një ndërtese 19 katëshe bashkë me skelet e vendosura aty ka kolapsuar.
“E gjithë fasada e ndërtesës 19 katëshe është rrëzuar”, ka thënë Jean Christophe Sautere, zëdhënësi i Policisë për kantonin e Vaudit.
Në vendin e ngjarjes kanë dale zjarrfikësit, ambulanca e policia./Express/