Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot është takuar kryeinspektorin sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, përcjell KosovaPost.
Sipas ministrisë, theks të veçantë gjatë këtij takimi pati problemi i moszbatimit në plotni i Ligjit për kontrollin e duhanit që e ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Ministri Vitia kërkoi që të njoftohen të gjitha subjektet ku zhvillohet kjo veprimtari se nuk ka arsye për mos respektim të ligjit dhe në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis.
“Në mënyrë që ky synim të realizohet pa pengesa Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.”, thuhet në njoftim.
“Të gjithë ata që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji si individ apo subjekte do të gjobiten nga inspektorët në terren.”, thuhet tutje.
























