Sezoni i Asllanit në Hoffenheim ka qenë i fortë, me shtatë gola dhe shtatë asistime mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, duke e bërë atë tërheqës edhe për Borussia Dortmund dhe disa klube nga Anglia, me oferta të vlerësuara midis 40 dhe 50 milionë eurosh gjatë merkatos së dimrit.
Një transferim në verë te Bayerni është shumë i mundur, sidomos nëse do të jetë aktive klauzola e lirimit prej 29 milionë eurove, por mediat gjermane kanë dyshime se ajo mund të mos jetë dhe Hoffenheim të kërkojë shumë më shumë.
Megjithatë, sipas edicionit të sotëm të “kicker”, Bayern ka vlerësuar teknikën dhe instinktin e shënimit të golave të Asllanit, por e konsideron lojtarin pak të ngadaltë dhe kjo mund ta komplikojë transferimin e tij në Munich.
Gjithsesi Bayerni mbetet skuadra favorite për të transferuar Asllanin pas paraqitjes fantastike të tij të dielën mbrëma në Allianz Arena. /


























