Partitë e minoriteteve ia konfirmojn Kurtit gatishmërinë për formimin e qeverisë së re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për takimet që ka pasur gjatë ditës së sotme me partitë nga minoritetet, për formimin e qeverisë së re, transmeton KosovaPost.

“Si partia fituese, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe fillimit të afatit kushtetues, kemi përgjegjësinë dhe obligimin e nisjes së konsultimeve politike për formimin e qeverisë së re. Gjatë ditës së sotme këto konsultime politike i nisëm me disa prej partive të minoriteteve në Kosovë, përkatësisht me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi”, ka shkruar ai.

Kurti më tej ka thënë se i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e ngushtë, teksa ka premtuar partneritet për koalicionin e ri qeverisës.

“Partneritetin tonë do ta thellojmë e vijojmë tutje bashkarisht edhe në katër vjeçarin e ardhshëm, për më shumë punë të mira e të mbara, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, ka shkruar ai në facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika