Gazetarja Syzana Hajredini ka publikuar disa fotografi, ku ka treguar se familja Bunjaku ka rikthyer banesën e tyre në veri të Mitrovicës.
Sipas Hajredinit, banesa ishte uzurpuar nga një serbe që na viti 1990.
“Pas shumë vitesh, halla dhe burri i saj (Vjollca Bunjaku Sami Bunjaku) arritën ta rimarrin banesën e tyre në veri të Mitrovicës, të cilën një serbe ua kishte marrë që nga viti 1990.
Sot janë shumë të lumtur që më në fund e kanë rikthyer pronën e tyre dhe kanë filluar ta rinovojnë për t’u kthyer përsëri” – ka shkruar Hajredini.


























