Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se zyrat e kompanive të sigurimeve do të jenë të hapura edhe të dielën si në pjesën veriore e po ashtu edhe në atë jugore, pas interesimit të lartë të serbëve për të ndërruar tabelat e veturave.
“Krejt, kjo vjen pas kërkesës së madhe të qytetarëve serb në pjesën veriore të vendit për t’i ndryshuar tabelat e automjeteve”, thuhet në njoftimin e BKS-së.
Sipas tyre, deri më tani numri i veturave që kanë ndryshuar tabelat ka kaluar mbi 1500.