Pas zhvillimeve të fundit politike në Mitrovicë, ku është bërë e ditur se është arritur koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, ka reaguar kandidati i VV-së, Faton Peci, përcjell KosovaPost.
Në një postim në rrjete sociale, Peci ka shkruar se “Mitrovica ka treguar se nuk thyhet”, duke shtuar edhe simbolet e zemrës dhe përkrahjes për qytetin.
Reagimi i tij ka ardhur pas raportimeve për koalicion mes dy partive opozitare në këtë komunë.


























