Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Shakaliene, ka reaguar pasi tre aeroplanë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë dhe janë ndalur aty për 12 minuta.
Ajo ka deklaruar se kufiri verilindor i NATO-s po testohet me qëllim dhe se kjo situatë duhet marrë seriozisht.
“Turqia dha shembullin dhjetë vjet më parë, mendohuni mirë”, shtoi ajo.
Ajo i referohej incidentit të vitit 2015, kur shtetit turk rrëzoi një aeroplan rus, pasi Ankaraja pretendoi se ai kishte shkelur hapësirën ajrore.


























