Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot e ka formuar edhe Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky shtab do të udhëhiqet nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ndërsa në pozitën e zëvendësshefes së shtabit u emërua sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku.
“Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në hartimin e planit të detajuar të aktiviteteve, përmes të cilave do të mobilizohen strukturat e partisë dhe do të dinamizohet angazhimi qytetar për zgjedhjet e ardhshme”.
“Nën sloganin ‘Kosova mundet më mirë’, Partia Demokratike e Kosovës beson thellë se përmes vizionit tonë qeverisës dhe punës konkrete për realizimin e tij, vendi ynë mund të arrijë më shumë në çdo drejtim”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, aty flitet për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, për të cilint huhet se është një udhëheqës i dëshmuar, i përkushtuar dhe me program konkret për secilin qytetar.
“Hamza është një personalitet i respektuar që gëzon besimin e qytetarëve, si lider që do të sjellë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”.
“PDK u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen rreth këtij vizioni të përbashkët dhe të japin mbështetjen e tyre për një qeverisje që reflekton nevojat dhe ambiciet e të gjithëve, pa dallim”,thuhet në ndër tjera.