Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njëherit edhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka folur në lidhje me koalicionin mes Vetëvendosjes dhe Guxo-s, duke thënë se numri i hapësirë në listë do të varet nga kualiteti i emrave.
Ai në Klan Kosova është shprehur se nuk ka përkufizim të numrave, por sipas tij, kualiteti, emri, pastërtia dhe imazhi që e përfaqëson një autoritet, siç u shpreh ai, “është udhërrëfyesi se si përfundon lista në fund mes Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo-s dhe Alternativës”.
“Kemi folur vetëm në parim, pa numra. Ne përafërsisht e dijmë se cilat kanë me qenë kërkesat tona, mendoj që edhe ata e dijnë. Konkluzioni i takimit ka qenë që numri i hapësirë në listë do të varet nga kualiteti i emrave, nuk ka përkufizim të numrave, kualiteti, emri, pastërtia, imazhi që e përfaqëson një autoritet, është udhërrëfyesi se si përfundon lista në fund mes Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo-s dhe Alternativës”.