Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë një reagim publik duke nxjerrë dokumente se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë atëkohë drejtuar nga Memli Krasniqi tashmë kryetar i PDK-së, e kishte paditur Kooperativën Bujqësore “KRUSHA”, përcjell KosovaPost.
Ky thotë se atyre me padi u kërkohej kthimi i 17 mijë e 800 eurove që i kishin fituar si grant.
Peci u shpreh se në kohën kur sipas tij ka ndodhur kjo gjë, kanë qenë duke bashkëqeverisur LDK-ja dhe PDK-ja, ku kryeministër ishte Isa Mustafa.
Në lidhje me këtë, Peci në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe dokumente: