Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka theksuar se e mbështet Kosovën në aspiratat euroatlantike. Ai theksuar është i gatshëm t’i shkëmbejë përvojat në raport me proceset reformuese dhe integruese.
Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, Pendarovski ka shkruar në rrjetin social X se mbështetja është në qasjen aktive në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistuese.
“Takim me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Mbështetje e aspirimeve euroatlantike të Kosovës, si qasje aktive e Kosovës në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistues. Jemi të gatshëm me Kosovën t’i shkëmbejmë përvojat tona në raport me proceset reformuese dhe integrimin tonë euroatlantik”, ka shkruar ai.
Edhe pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.
“Të dyja shtetet kultivojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet. Shprehëm interes për përparim të tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. I mbështesim aspirimet euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it“, ka shkruar ai.