Andres Iniesta, është pensionuar nga futbolli.
Njëri nga mesfushorët më të fortë në botë, njoftoi se ka marrë një nga vendimet më të rënda në jetën e tij.
Së fundmi, 40-vjeçari ishte pjesë e Emirates Club në Emiratet e Bashkuara Araba, teksa në karrierën e tij, më së shumti u njoh për paraqitjet me fanellën e Barcelonës.
Iniesta u formësua si lojtar në Kataluni, teksa 16 vjet u paraqit me ekipin e parë të Barçës.
Pesë vjet të tjera i kaloi te Vissel Kobe në Japoni, ku edhe aty nuk i munguan sukseset.
Me Barcelonën, Iniesta fitoi 32 trofe, prej tyre katër herë Ligën e Kampionëve e nëntë herë La Ligan.