Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Dëshmia e këtij dëshmitari e cila u dëgjua në seancë të mbyllur për publikun, mbaroi brenda sesionit të paradites. Si rrjedhojë, për arsyeje se nuk kishte dëshmitar tjetër gati, pjesa tjetër e seancës nuk u mbajt.
Sipas trupit gjykues, Charles Smith III, seanca e paraparë për nesër do të anulohet dhe gjykimi do të rinis javës tjetër, përkatësisht të hënën më 6 maj 2024 duke filluar nga ora 09:00 me 45 minuta vonesë në transmetim./betimiperdrejtesi/