Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se gjykimi i Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka përfunduar pas dëshmisë së Bislim Zyrapi.
Gjykimi do të rifillojë pas pushimit veror më 19 gusht 2024.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Bislim Zyrapi, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis pas pushimit veror, më 19 gusht 2024”, ka njoftuar Gjykata Speciale.