Policia e Kosovës ka njoftuar se mjeti shpërthyes që u zbulua rreth orës 14:00 në Institutet Paraklinike në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është larguar nga policia. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit nga Oda e Mjekëve.
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, këto mjete janë materiale shkollore dhe nuk paraqesin rrezik.