Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe subjekteve politike në 9 komuna, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, transmeton KosovaPost.
“Komunat të cilat kanë përmbyllur aktivitetet janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot , Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11) dhe Viti (64)”, njofton KQZ.
Procesi i numërimit po vazhdon edhe në 29 komunat e tjera, teksa deri më sot në orën 18:00 numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit ka qenë 1,221 nga 2,557 vendvotime apo 47.75%.


























