Sot, në Kuvendin e Serbisë janë përplasur fizikisht përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës, si dhe disa ministra.
Forcat e sigurisë i ndanë dhe disa deputetë, të cilët vazhduan konfliktin duke rrëmbyer një pankartë fyese që deputetët e qeverisë kishin vendosur në Kuvend.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq ka fikur zërin, që publiku i Serbisë të mos dëgjojë në asnjë platformë se çfarë po ndodh në Kuvend.
Mediat serbe raportojnë se Bërnabiq ndezte tonin vetëm kur donte të “bënte thirrje për paqe dhe vazhdimin e seancës”