Boksieri Ardian Krasniqi ka vizituar ambientet e Konsullatës së Kosovës në Shtutgart.
Në njoftimin e Konsullatës, thuhet se e përgëzuan Krasniqin për arritjet e jashtëzakonshme në sportin e boksit, duke u bërë një emër i njohur dhe kampion i vërtetë.
“Pritja e Ardianit u zhvillua para ndeshjes së tij të radhës, që do të mbahet më 26 prill 2025 (e shtunë) në Glaspalast Sindelfingen/Stuttgart, ku ai do të luftojë për të mbrojtur titullin WBO Intercontinental dhe për t’u ngjitur edhe më pranë ëndrrës së tij për një kampionat botëror”, thuhet në njoftim.
Tutje, gjatë kësaj pritje bëhet e ditur se Krasniqi ndau disa fjalë frymëzuese dhe emocionet e tij përpara ballafaqimit të rëndësishëm që pritet të tërheqë vëmendjen e shumë sportdashësve.


























