Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se përpjekjet për të furnizuar dhe forcuar organizatën terroriste PKK përmes ofrimit të armëve, municioneve dhe strehimoreve stërvitore kanë marrë vrull, transmeton Kosova Post.
Presidenti Erdogan njoftoi se: “Nuk lamë pas gjakun e dëshmorëve tanë, vetëm në 5 ditët e fundit me operacionet tona ajrore në Siri dhe Irak janë goditur 114 objektiva dhe janë neutralizuar 78 terroristë.
“Operacionet do të vazhdojnë derisa të jetë e sigurt çdo pëllëmbë e maleve të Irakut verior, rreth kufirit të Turkiye-s të cilat shërbejnë si burim i aktiviteteve terroriste”, tha Erdoğan.
Më tej, presidenti turk theksoi se “meqenëse premtimet që na janë bërë nuk po përmbushen”, askush nuk mund të kundërshtojë Türkiyen në marrjen e masave të nevojshme për sigurinë e saj.
Për sa kohë që planet e imperialistëve për të vendosur një ‘terrorizëm’ në Irak dhe Siri mbeten në tryezë, askush nga ne nuk mund të ndihet i sigurt.
“Përmes operacioneve të suksesshme ndërkufitare, Türkiye qartë dhe pa mëdyshje tregoi se nuk do të lejojë asnjë sulm “kirurgjikal” në territorin e saj”, u shpreh ai.