Rruga rajonale, segmenti Ballaban – Banjskë, ka marr emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Në zbulimin e pllakës që mban emrin e heroit të Kosovës ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Ai ka thënë se terroristët që kanë organizuar sulmin në Banjskë para një viti kanë qenë të përgatitur për një konflikt më të gjerë e më të gjatë.
Me këtë rast kryeministri Kurti, ka theksuar se janë bërë një vit prej rënies heroike të rreshterit të policisë Afrim Bunjaku i cili ishte bashkë me kolegët e tij në vendin ku ishte përgatitur kurthi për vrasjen e policeve tanë nga paramilitarë terroristë të cilët janë orkestruar dhe financuar nga Serbia dhe të cilët paraprakisht kishin sjellë shumë armatim në Kosovë për një konflikt më të gjatë
“Nga konfiskimet e armatimit që ka bërë Policia e Kosovës në Zveçan del që 105 lloje të armëve janë konfiskuar dhe mbi 80 mijë municion. Kjo tregon që Banjsaka e 24 shtatorit 2023 ka qenë një planë për ta sulmuar Kosovën , ka qenë një agresion kundër sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, paqes sigurisë , kushtetutshmërisë dhe ligjëmërisë “, ka theksuar ai.
Kurti ka thënë se nuk e harrojmë asnjëherë heroin dhe në këtë vend u zbulua ‘tabela e cila shënon emërtimin e ri të kësaj rruge, pra Afrim Bunjaku sipas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë së Kosovës’.
Kreu i qeverisë ka thënë se Policia e Kosovës është multietnike.
“Ajo ju shërben të gjithë qytetarëve, por kriminelët e llojit të Radoiçiqit ,Veselinoviqit nuk mund të jenë të lirë në Kosovën demokratike. Ata fitojnë tendera dhe sillen lirë në Serbinë autokratike ruse. Përgjegjëse është Serbia dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi. Radojçiq dhe kriminelët tjerë duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovës. Plani ishte që të ndahet Kosova dhe rënja e Afrim Bunjakut nuk ishte e kotë, përkundrazi ajo është fitore e madhe për Kosovën”, ka theksuar Kurti.