Për nder të 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar disa aktivitete.
Aktivitetet fillojnë nga 21 marsi, me Turnirin Ndërkombëtarë të Boksit “Epopeja e Dukagjinit, njofton Kosova Post.
Ndërkaq, aktiviteti i fundit është më 24 mars në ora 12:00, me manifestimin qendror të Epopesë së Dukagjinit.
Agjenda e plotë:
21 Mars – e Shtunë
13:00 – Turniri Ndërkombëtar i Boksit “Epopeja e Dukagjinit”
Vendi: Palestra e sporteve – Karagaq, Pejë
23 Mars – e Hënë
12:00 – Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Deçanit, e shoqëruar me program artistik.
Vendi: Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan
15:00 – Ekspozitë kushtuar 24 Marsit – “Epopeja e Dukagjinit”
Vendi: Qendra Rinore në Deçan
19:00 – Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”
Vendi: Holli i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan
24 Mars – e Martë
11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan
12:00 – Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit



























