Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve të Bullgarisë, përfshirë presidentin e këtij shteti Rumen Radev.
Gjatë periudhës së lartcekur janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me homologun e tij atje, Dimitar Glavchev dhe presidentin Radev.
Kjo u tha në një komunikatë të lëshuar nga kryeministria, pasi shefi i qeverisë kosovare e mirëpriti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.
“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës”, shkruan në kumtesë, përcjell Klankosova.tv.