Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se marrëveshja e përgatitur në mars 2022 në Istanbul mund të shërbejë si bazë për fillimin e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në një deklaratë për gazetarët në Moskë lidhur me negociatat Rusi-Ukrainë, Peskov tha se kjo është e mundur vetëm përmes dialogut dhe presidenti rus Vladimir Putin e ka potencuar shumë herë se është i gatshëm për negociata.
“Në negociatat e mbajtura në mars 2022 në Istanbul mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës u përgatit marrëveshje. Në dy vitet që kanë kaluar që nga ajo kohë e deri më tani kanë ndryshuar shumë gjëra. Në kushtetutën tonë janë përfshirë dy rajone të reja (Zaporizhzhia dhe Kherson). Këto nuk ishin dy vite më parë. Për këtë arsye ka disa të vërteta të reja nga të cilat nuk mund të hiqet dorë. Në të njëjtën kohë (marrëveshja e Istanbulit), mund të shërbejë si bazë për fillimin e negociatave”, tha Peskov.
Ai theksoi se Ukraina nuk është e gatshme për negociata, transmeton Anadolu.Në vlerësimin e tij lidhur me konferencën e paqes për Ukrainën e cila do të mbahet nën organizimin e Zvicrës më 14-16 qershor, Peskov tha: “Përpjekjet për të mbajtur forum pa Rusinë me qëllimin për gjetjen e zgjidhjes, nuk mund të konsiderohen shumë racionale dhe të orientuara drejt rezultatit”.