Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila është akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se partia e tij nuk është e regjistruar si subjekt politik në RMV.
Ai gjithashtu tha se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.