Një person ka mbetur i plagosur sonte në Mitrovicë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.
Ai tha se viktima është plagosur në këmbë.
“Ju konfirmojmë se në ora 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent, një rast( 1982). Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë!”, tha ai.


























