Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër.
Nga të dhënat e para mësohet se i plagosur është këngëtari shkodran Ademir Fresku. Sipas Policisë plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë teatrit në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin Gjergj Dardha, 50 vjeç.
Tregtari, i cili shiste fruta-perime përpara një marketi ka plagosur me thikë këngëtarin Ademir Fresku, i cili njëherësh është edhe pronar i një lokali afër me fruta-perime, njofton A2Cnn.